Blenë gjësende më kartelën që e gjetën, lirohen në procedurë të

0%

Shpërndaje në: Dy persona në Mitrovicë të Veriut janë intervistuar si të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”. Ata gjatë intervistimit e kanë pranuar se kanë gjetur një kartelë bankare dhe me të kanë kryer blerje në vlerë të 200 eurove. “Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar policinë se i ka humbur kartela e saj bankare dhe përmes saj ishin bërë disa blerje.

Njësitë policore pas hetimit kanë identifikuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët gjatë intervistimit e kanë pranuar se e kanë gjetur kartelën në fjalë dhe përmes saj kanë bërë blerje të gjësendeve në vlerë rreth 200 €”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Në konsultim me prokurorin thuhet se është iniciuar rasti dhe pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha