Vushtrri: Dy vetura digjen në oborrin e një shtëpie, policia nis

0%

Një person ka raportuar në polici se gjatë ditës së djeshme, në fshatin Begaj të Vushtrrisë, dy vetura janë përfshirë nga zjarri. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, veturat me targa vendore ishin të parkuara para shtëpisë së ankuesit kur kanë marrë flakë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe zjarrfikësit.

“Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe vazhdon të hetohet”, thotë PK.

Burimi: Bota Sot