Fanella e famshme e finales së Botërorit shitet për 4.9 milionë

0%

Shpërndaje në: Fanella me numrin 10 e veshur nga legjenda e Brazilit, Pele, në finalen e Kupës së Botës 1958, është shitur për 4.9 milionë dollarë, tha shtëpia e ankandeve “Sotheby’s”. Pele vdiq në vitin 2022. Ai ishte 17-vjeçar kur shënoi dy gola në fitoren 5:2 të Brazilit ndaj Suedisë. Ende mbetet lojtari më i ri që ka shënuar në finale të Botërorit.

“Sotheby’s” tha se fanella e veshur nga ylli brazilian është e dyta më e vlefshme e futbollit e shitur ndonjëherë. Fanella “Dora e Zotit”’ e Diego Maradonas, u shit në vitin 2022 për 9.3 milionë dollarë. Edhe Botërori 2026 3 j. më parë Kthimi i heroit të harruar të Brazilit Pas finales, Pele ia kishte dhuruar fanellën e punuar me dorë, shokut të dhomës dhe të skuadrës, Dida.

Fanella kishte mbetur në familjen e Didas për dekada, përpara se të vendosej në një muze brazilian dhe përfundimisht të blihej në ankand në vitin 2004 për 1 milion dollarë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha