“Hetoni kryeministrin, arrestoni Ballukun!”- Aktivistja Vatnikaj

0%

Aktivistja Sidorela Vatnikaj deklaroi nga protesta e 47-të kundër qeverisë se qytetarët kërkojnë hetim për të gjithë zyrtarët e dyshuar për korrupsion, duke nisur, sipas saj, nga kryeministri Edi Rama, “si koka e një organizate kriminale”.

Duke folur për institucionet e drejtësisë, aktivistja tha se qytetarët e mbështesin punën e SPAK dhe GJKKO-së, por kërkojnë hetime ndaj të gjithë zyrtarëve të korruptuar. “Kemi thënë që i mbështesim, por jemi kërkues.

Jemi mbështetës të procesit të hetimit ndaj zyrtarëve, por kërkojmë që të hetohen të gjithë, duke filluar nga Edi Rama, si koka e një organizate kriminale dhe jo më si një kryeministër”, tha ajo.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndër të tjera ajo tha se qytetarët kërkojnë, “hetoni Ramën, arrestoni Ballukun, hetoni të gjithë ministrat e korruptuar, kryebashkiakët e korruptuar, të gjithë ata që për 36 vite kanë futur duart në xhepat tanë.” Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Kemi qenë këtu çdo ditë për t’i dhënë fund tranzicionit shqiptar me një klasë të vjetër politike të korruptuar, që vetëm kanë ndërruar anët, por asnjëherë nuk e kanë lëshuar pushtetin.

Për 47 ditë ky shesh e ka treguar qëndrimin e vet në raport me institucionet e drejtësisë së re. Kemi thënë që i mbështesim, por jemi kërkues. Jemi mbështetës të procesit të hetimit ndaj zyrtarëve, por kërkojmë që të hetohen të gjithë, duke filluar nga Edi Rama, si koka e një organizate kriminale dhe jo më si një kryeministër.

Kemi qenë dhe jemi në mbështetje të punës së SPAK dhe GJKKO-së, por jo me sy mbyllur. Ne kërkojmë, hetoni Ramën, arrestoni Ballukun, hetoni të gjithë ministrat e korruptuar, kryebashkiakët e korruptuar, të gjithë ata që për 36 vite kanë futur duart në xhepat tanë. Duam hetim! Duam hetim! Duam hetim! Duam hetim!…

Burimi: Bota Sot