Shpërndaje në: Analisti politik Agim Sopi ka vlerësuar se Lidhja Demokratike e Kosovës, por edhe shteti i Kosovës, janë në krizë identitare. Në “Konfront” të KTV-së, Sopi ka thënë se kriza në LDK është thelluar edhe për shkak të “përpjekjeve të qeverisjes Kurti për t’i kapë të gjitha institucionet dhe për të shndërruar shtetin në mekanizëm autoritar”.
Sipas tij, kjo “ka shpërfytyruar dimensionin e rremë të demokracisë e i cili nuk ka ekzistuar asnjëherë në Kosovë”. Ai ka thënë se në Kosovë tashmë është imponuar një politikë e majtë që u përshtatet njerëzve. “Qeveri që jep ndihma, lehonave, studentëve, burrave, pleqve e të gjithave. Logjikë e ndarjes së varfërisë. Po varfërohet njeriu gjithnjë e më shumë.
Iluzioni i zhvillimit të fitimit të parave pa punë rritet po ashtu. Gjithkush në botë nuk ngopet vetëm me para. Kjo logjikë e mentalitetit dembel… Pushteti s’po kërkon asgjë nga elektorati vetëm votën. Dhe tash ka krijuar iluzionin se i ka zgjidhur të gjitha problemet dhe e pret ndihmën nga shteti.
Tash këto dy parti të tjera, që e quajnë veten të djathtë, është sikur logjika e mbretit – për t’u bërë mbret, princi duhet ta vrajë babën. A kanë pas këta fuqi ta vrasin babën. Pra e kanë vazhduar punën nën hijen e babës”, ka thënë ai.
