Grupi BALFIN dhe IFC forcojnë partneritetin strategjik për zhvillimin

0%

Partneritetet afatgjata ndërtohen mbi besim, ambicie të përbashkët dhe angazhim për të krijuar një ndikim të qëndrueshëm.

Duke reflektuar këto vlera, Grupi BALFIN mirëpriti në Tiranë workshop-in ekzekutiv tre-ditor Building a Winning Digital Financial Services Strategy, i drejtuar nga International Finance Corporation (IFC), pjesë e Grupit të Bankës Botërore, në partneritet me Sekretariatin Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO).

Workshop-i mblodhi drejtues dhe ekspertë nga Zyrat Qendrore të Grupit BALFIN, Tirana Bank, Happy, Neptun, Jumbo dhe Balfin Real Estate, së bashku me specialistë ndërkombëtarë të IFC-së, për të përcaktuar fazën e ardhshme të strategjisë së Grupit për shërbimet financiare digjitale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në qendër të diskutimeve ishte koncepti i financës së integruar ( embedded finance ), integrimi i shërbimeve financiare në ekosistemin e Grupit BALFIN, me Tirana Bank dhe Happy si shtyllat kryesore të këtij transformimi strategjik.

Përgjatë tre ditëve, pjesëmarrësit analizuan kapacitetet aktuale të Grupit, u njohën me praktikat më të mira ndërkombëtare, identifikuan mundësi të reja bashkëpunimi ndërmjet kompanive të Grupit dhe bashkëhartuan një roadmap strategjik me prioritete të qarta, objektiva dhe hapa konkretë për zbatimin e tij në vitet në vijim.

Një nga rezultatet kryesore të workshop-it ishte dakordësimi i një plani të plotë veprimi, i mbështetur nga përgjegjësi të përcaktuara qartë dhe afate konkrete zbatimi.

Po aq i rëndësishëm ishte edhe përcaktimi i kuadrit të fazës së ardhshme të bashkëpunimit ndërmjet IFC-së dhe Grupit BALFIN, ku IFC do të përshtatë ekspertizën, shërbimet këshillimore dhe programet e saj mbështetëse me prioritetet strategjike të identifikuara gjatë workshop-it.

Kjo siguron që partneriteti të shtrihet përtej zhvillimit të workshop-it, duke ofruar mbështetje të vazhdueshme gjatë fazës së implementimit. Ky workshop përfaqëson një tjetër moment të rëndësishëm në partneritetin afatgjatë ndërmjet Grupit BALFIN dhe IFC-së.

Duke kombinuar ekspertizën ndërkombëtare të IFC-së me vizionin sipërmarrës të Grupit BALFIN, ky bashkëpunim vijon të forcojë kapacitetet e brendshme të Grupit, të nxisë bashkëpunimin ndërmjet kompanive të tij dhe të përshpejtojë zhvillimin e zgjidhjeve inovative në fushën e shërbimeve financiare digjitale.

Në fund, këto përpjekje kontribuojnë në ofrimin e shërbimeve financiare më efikase, më të aksesueshme dhe më të integruara, duke krijuar më shumë vlerë për klientët, partnerët dhe komunitetet ku Grupi BALFIN operon.

Burimi: Telegrafi