​Deklarata e ministres serbe, eurodeputeti çek kërkon largimin e

0%

Eurodeputeti çek, Tomas Zdechovsky ka reaguar së fundmi lidhur me deklaratën e ministres serbe, Snezhana Paunoviç. Në reagimin e tij, Zdechovsky e cilësuar deklaratën e ministres serbe si të papranueshme. Ndër të tjera ai shtoi se duhet kërkuar nxjerrja e Serbisë nga negociatat për integrimin evropian. “Isha plotësisht i shokuar nga ajo që dëgjova nga ministrja e Serbisë.

Nuk ishte vetëm tronditje, por diçka krejtësisht e papranueshme. Nëse kjo grua është vërtet ministre, ne duhet ta nxjerrim Serbinë nga negociatat”, tha ai. Ai e krahasoi deklaratën e ministres serbe me gjenocidin nazist ndaj hebrenjve pas Luftës së Dytë Botërore.

“Është sikur dikush, pasi viziton Aushvicin pas Luftës së Dytë Botërore, të thotë se Hitleri ishte zgjidhja më e mirë për çështjen hebraike. Kjo është plotësisht e papranueshme. Duhet të dërgojmë një mesazh të qartë: askush me këtë lloj retorike nuk do t’i bashkohet Bashkimit Evropian”, theksoi ai, përcjell Euronews Albania.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Është dorëzuar të enjten zyrtarisht kërkesa për shkarkimin e ministres së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviq, pas deklaratave të saj lidhur me spastrimin etnik të shqiptarëve në vitet ’90, ka bërë të ditur deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Nisma është ndërmarrë nga Grupi Parlamentar Lëvizja e Qytetarëve të Lirë – SDA e Sanxhakut dhe Partia për Veprim Demokratik, ndërsa është mbështetur edhe nga deputetë të tjerë të opozitës.

Ditë më parë, Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviç, ka bërë një deklaratë skandaloze për Kosovën gjatë një interviste të dhënë për një media serbe. Ministrja në qeverinë e Vuçiqit, tha se, po të kishte pasur lirinë e veprimit që kishte Slobodan Milosheviç, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën gjatë luftës’.

Burimi: Bota Sot