Gashi për zhvillimet në LDK: Të qëllimshme për dëmtimin e Abdixhikut,

0%

Avokati Tomë Gashi ka deklaruar se koha kur janë bërë publike pakënaqësitë brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) nuk është e rastësishme, por, sipas tij, synon ta dobësojë kryetarin e partisë, Lumir Abdixhiku, në prag të formimit të institucioneve të reja.

Gashi tha se beson se Abdixhiku mund të marrë një post të rëndësishëm në qeverinë e ardhshme, madje edhe pozitën e zëvendëskryeministrit. “Koha kur po shfaqen këto pakënaqësi është krejtësisht e qëllimshme. Qëllimi nuk është ta dëmtojnë vetëm LDK-në, por edhe Lumir Abdixhikun, i cili besoj se lehtësisht mund të bëhet së paku zëvendëskryeministër”, deklaroi Gashi.

Sipas tij, zërat kritikë brenda LDK-së kanë mundur të prisnin deri pas formimit të institucioneve, por kanë zgjedhur këtë moment nga frika se Abdixhiku mund të marrë një rol të rëndësishëm në ekzekutiv.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Duke komentuar procesin e krijimit të shumicës parlamentare, Gashi tha se Lëvizja Vetëvendosje, së bashku me deputetët e komuniteteve joserbe, mund të sigurojë numrat për formimin e Kuvendit dhe Qeverisë, ndërsa paralajmëroi se bllokadat eventuale nga partitë opozitare mund ta çojnë vendin drejt zgjedhjeve të reja.

Ai u bëri thirrje të gjithë deputetëve që të marrin pjesë në seancat e Kuvendit dhe të kontribuojnë në funksionalizimin e institucioneve. “Deputetët duhet ta shohin interesin e shtetit. Kur përfaqësuesit e popullit nuk shkojnë në Parlament, që është vendi i tyre i punës, atëherë shtrohet pyetja pse janë zgjedhur dhe votuar nga qytetarët”, tha Gashi.

Burimi: Bota Sot