“Rama jep dorëheqjen, s’ka bisedime”- Sot protesta e 20-të e qytetarëve për largimin e qeverisë!

0%

Qytetarët shqiptarë do të zbresin sërish sot në shesh e rrugë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Në ditën e 20 të protestës, qytetarët kanë vetëm një synim largimin e kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij. Protesta nis në orën , për shkak të temperaturave të larta, por pavarësisht këtij fakti pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë e jashtëzakonshme.

Për 19 ditë me radhë, qytetarët kanë protestuar në Tiranë, duke shprehur pakënaqësinë e tyre dhe duke kërkuar ndryshime politike. Ashtu si në tubimet e mëparshme, edhe këtë mbrëmje pritet që pas qëndrimit për disa orë para Kryeministrisë, protestuesit të zhvillojnë një marshim nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit, duke përcjellë mesazhet dhe kërkesat e tyre.

Protestuesit theksojnë se do të vijojnë mobilizimin deri në realizimin e kërkesës së tyre kryesore: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot