Lajm i hidhur për sportin e Kosovës. Ndahet nga jeta Petrit Kallaba. Lajmi bëhet i ditur nga Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive e Kosovës. “Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bjeshkatarit dhe adhuruesit të sportit, z. Petrit Kallaba.
Petriti ishte një dashamirës i madh i natyrës dhe bjeshkatarisë, si dhe Kryetar i Shoqatës së Bjeshkatarëve “Rogana”, shoqatë anëtare e licencuar e Federatës së Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës. Me angazhimin, përkushtimin dhe dashurinë e tij për bjeshkët, ai dha kontribut të çmuar në zhvillimin dhe promovimin e bjeshkatarisë dhe të aktiviteteve sportive në komunitetin e tij.
Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive e Kosovës, në emër të organeve të saj, shoqatave anëtare dhe gjithë komunitetit të bjeshkatarëve, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kallaba, miqve, bashkëpunëtorëve dhe anëtarëve të Shoqatës së Bjeshkatarëve “Rogana”.
Kujtimi dhe kontributi i tij do të mbeten gjithmonë pjesë e komunitetit tonë bjeshkatar” , ka njoftuar Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive e Kosovës.
