Komuna e Malishevës ka njoftuar se fushata e korrje-shirjeve është drejt përfundimit, me rezultatet më të sukseshme nga sezona të viteve të fundit, si për rendimenti dhe për nga cilësia e grurit.
Sipas njoftimit,Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Sylë Dukolli, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Inspektoratit, Jakup Gashi, kanë vizituar nga afër ecurinë e korrjes, bujqit dhe kombanjerët në arat e fshatërave Bubavec, Llazicë dhe Mleqan.
Gjatë vizitës, ata shikuan punën në teren dhe rezultet e korrjes, ku rendimenti mesatar po arrin deri në 5 mijë kilogram grurë për hektar e cila po vlerësohet me prodhim të mirë. Rezultatet më pozitive me grumbullimit të grurit janë konfirmuar në “LINDI-E” në Mleqan, ku pronari tha se është korrur rreth 70% e sipërfaqes dhe janë grumbulluar mbi 15 milionë kilogramë grurë.
Ndërsa, Dukolli vlerësoi angazhimin e fërmerëve dhe rezultatet e arritura gjatë këtij sezoni. “Ky është një sezon shumë i mirë për bujqësinë në Komunën e Malishevës. Rendimentet dhe cilësia e grurit dëshmojnë për punën, përkushtimin dhe profesionalizmin e fermerëve tanë, të cilët edhe këtë vit kanë treguar se janë ndër prodhuesit më të suksesshëm.
I përgëzoj të gjithë bujqit për angazhimin e tyre të palodhshëm dhe uroj që puna e tyre të shpërblehet me çmime sa më të favorshme në treg. Komuna e Malishevës do të vazhdojë të jetë pranë fermerëve, duke i mbështetur në zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe në rritjen e prodhimit vendor, sepse një bujqësi e fortë nënkupton edhe një ekonomi më të zhvilluar”, tha Dukolli.
