Prokuroria e Hagës kundërshton lirimin e përkohshëm të Kadri Veselit

0%

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka kundërshtuar kërkesën e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, për lirim të përkohshëm nga paraburgimi, duke kërkuar që ai të mbetet në qendrën e paraburgimit deri në përfundimin e procesit gjyqësor.

Në parashtresën e dorëzuar në Gjykatën Speciale, kryeprokurorja Kimberly West argumenton se ende ekzistojnë rreziqe konkrete që justifikojnë vazhdimin e masës së paraburgimit, përfshirë mundësinë e ndikimit te dëshmitarët dhe pengimit të procedurave gjyqësore.

Sipas Prokurorisë, fakti që shpallja e aktgjykimit është caktuar për nuk përbën arsye për ndryshimin e masës së sigurisë, pasi periudha e mbetur e paraburgimit konsiderohet e kufizuar dhe në përputhje me kompleksitetin e çështjes. Prokuroria gjithashtu vlerëson se masat alternative ndaj paraburgimit nuk do të ishin të mjaftueshme për të eliminuar rreziqet e identifikuara.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Tashmë pritet që trupi gjykues të vendosë lidhur me kërkesën e mbrojtjes së Veselit, ndërsa aktgjykimi në këtë proces është planifikuar të shpallet më . Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com