Neymari mungon edhe në ndeshjen e dytë të Botërorit

0%

Neymari do të mungojë edhe në ndeshjen e dytë të Kupës së Botës për shkak të lëndimit në pulpë. Federata e Futbollit e Brazilit ka njoftuar të enjten mbrëma se Neymari nuk do të udhëtojë me pjesën tjetër të skuadrës në Philadelphia për ndeshjen ndaj Haitit që luhet në orën të shtunën.

“ Ai do të qëndrojë në Neë Jersey për ta kompletuar fazën finale të procesit të rikuperimit ”, thuhet në njoftim. 34-vjeçari ka stërvitur të martën duke bërë ushtrime fizike. Të mërkurën iu bashkua pjesës tjetër të grupit. Brazili e nisi Botërorin me barazim 1:1 ndaj Marokut në Grupin C.

Kishte dyshime për gjendjen fizike të Neymarit, ndërsa përzgjedhësi Carlo Ancelotti u kritikua për ftesën e tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot