Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur punëtori i tyre Milazim Binaku, i cili ditë më parë ishte lënduar në vendin e punës.
Në njoftim bëhet e ditur se punëtori Binaku Gjatë kryerjes së detyrave të punës, më datë , në Fabrikën e Pajimeve Xehtare në Palaj, i ndjeri kishte pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa nuk arriti tu mbijetojë lëndimeve pavarësisht trajtimit mjekësor në QKUK.
“Me pikëllim të thellë njoftojmë familjarët, miqtë, kolegët dhe opinionin se, më datë , rreth orës , ka ndërruar jetë punonjësi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Milazim (Baki) Binaku. I ndjeri Milazim (Baki) Binaku ishte i lindur më në Lum i Madh, Komuna e Vushtrrisë.
Ai ishte punonjës i KEK-ut, i sistemuar në vendin e punës “Axhustator” në Fabrikën e Pajimeve Xehtare ‘Kosovamont’, në kuadër të Divizionit të Prodhimit të Qymyrit (DPQ). Gjatë kryerjes së detyrave të punës, më datë , në Fabrikën e Pajimeve Xehtare në Palaj, i ndjeri pësoi lëndime të rënda trupore.
Pas trajtimit mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, fatkeqësisht nuk arriti t’u përballojë lëndimeve të marra”, thuhet në njoftim. Milazim (Baki) Binaku ishte i punësuar në KEK nga data dhe për më shumë se 36 vite dha kontribut të çmuar profesional në Korporatë.
“Ai do të kujtohet me respekt për përkushtimin, përgjegjësinë, korrektësinë dhe sjelljen e tij shembullore në punë, si dhe për raportet e mira kolegiale që ndërtoi ndër vite”, thuhet tutje. Varrimi i të ndjerit bëhet sot, më datë , me kohën e ikindisë, në varrezat e fshatit Lum i Madh, Komuna e Vushtrrisë.
