Haaland-mania’ mbërrin në Peru

0%

Fama e Erling Haaland-it nuk njeh kufij. Sulmuesi i Norvegjisë dhe Manchester Cityt ka lënë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës gjatë Kupës së Botës 2026, por edhe jashtë saj. Në Peru, “Haaland-mania” ka shpërthyer në mënyrë të jashtëzakonshme, pasi qindra të porsalindur janë regjistruar me emrin e tij.

Sipas të dhënave të Regjistrit Kombëtar të Identifikimit dhe Gjendjes Civile në Peru, gjatë javëve të Botërorit 559 foshnja kanë marrë emra të lidhur me sulmuesin norvegjez. Nga këto, 468 fëmijë janë quajtur thjesht “Haaland”, ndërsa 91 të tjerë kanë marrë emrin e plotë “Erling Haaland”.

Rritja e madhe e popullaritetit të emrit erdhi pas paraqitjes së tij spektakolare në Botëror, veçanërisht pas ‘dopietës’ ndaj Brazilit në fazën e 1/8-ave, që i dha Norvegjisë një kualifikim historik në çerekfinale. Megjithatë, Haaland ende nuk është futbollisti me emrin më të përdorur në Peru. Dashuria e popullit peruan për ‘yjet’ e futbollit është një traditë e konsoliduar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në vendin amerikano-jugor janë regjistruar 3.402 persona me emrin Messi, 1.185 me emrin Cristiano Ronaldo dhe 1.241 me emrin Yamal. Rekordin absolut e mban Neymar, emri i të cilit është zgjedhur nga rreth 34 mijë persona në Peru, duke treguar ndikimin e jashtëzakonshëm që ka pasur ‘ylli’ brazilian në këtë vend. Haaland ishte një nga protagonistët kryesorë të Botërorit 2026.

Sulmuesi norvegjez ka realizuar 7 gola dhe ka dhënë një asist në këtë turne, duke u kthyer në një nga figurat më të spikatura të kompeticionit.

Burimi: Bota Sot