Delikate sot në Europë për dy skuadrat shqiptare

0%

Vllaznia mbaroi punë shumë shpejt me Europën, Egnatia kaloi në turin e dytë kualifikues të Champions League pas fitores së thellë që arriti dje, ndërsa sot është radha e Dinamos dhe Elbasanit të tregojnë forcën në kompeticionet europiane. Të dyja këto dy skuadra luajnë jashtë fushe, dy transferta shumë të largëta.

Dinamo e Ilir Dajës, pas një udhëtimi shumë të gjatë, zbret e para në fushë për t’u përballur me Astanën në Kazakistan. Kundërshtari ka eksperiencë të madhe në Europë dhe e ka fituar ndeshjen e parë 1-0. Duket një mision i pamundur për Dinamon, por kryeqytetasit nuk kanë asgjë për të humbur.

Trajneri Daja pritet të hedhë në fushë po atë skuadër që luajti një javë më parë në stadiumin “Elbasan Arena”, ku rastet për shënim nuk munguan. Transfertë lindore edhe për Elbasanin. Skuadra e trajenrit Ivan Gvozdenoviç ka dy avantazhe në përballjen e sotme me Bate Borisov: ka barazuar 1-1 në ndeshjen e parë dhe sot luan në fushë asnjëanëse, në Azerbajxhan.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Elbasani ka bërë shumë ndryshime në skuadër gjatë merkatos verore dhe i duhet ndoshta pak kohë që të stabilizohet, por sot do të luajë gjithçka kundër Bates për të kaluar në turin e dytë kualifikues të Conference League.

Burimi: Bota Sot