Ministrja serbe i kërkon falje Vuçiqit pas deklaratës për “spastrimin

0%

Shpërndaje në: Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale e Serbisë, Snezhana Paunoviq, ka kërkuar falje ndaj presidentit Aleksandar Vuçiq, Qeverisë së Serbisë dhe kryeministrit Gjuro Macut, pasi deklarata e saj për “spastrimin etnik të Kosovës” shkaktoi reagime brenda dhe jashtë vendit.

Paunoviq u arsyetua duke thënë se deklarata e saj ishte nxjerrë jashtë kontekstit dhe se nga intervista ishte shkëputur vetëm një pjesë prej shtatë sekondash, duke u shndërruar, sipas saj, në një çështje politike.

Megjithatë, para katër ditësh, ajo dëgjohet qartë tek e thotë deklaratën se “po të ishte në vend të ish-presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviq në vitin 1998, do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën”. “Kjo ishte historia ime, jo një deklaratë politike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Është e pakëndshme të më duhet të shpjegoj se kjo nuk është politika e presidentit apo e qeverisë”, ka thënë ajo në një intervistë për “Informer TV”. Ministrja serbe ka pretenduar e kishte fjalën për largimin e atyre që “nuk ndiheshin pjesë e Republikës Federale të Jugosllavisë”, ndërsa personat që do të zgjidhnin “veprime terroriste” do të trajtoheshin si terroristë.

Ajo falënderoi ata që e mbështetën pas kritikave, veçanërisht Partinë Socialiste të Serbisë (SPS), pjesë e së cilës është. Por kritikoi edhe opozitën dhe mediat serbe për reagimet ndaj deklaratës së saj, duke i akuzuar se e shfrytëzuan rastin për qëllime politike.

Paunoviq e quajti paradoks edhe vendimin e Kosovës për ta shpallur “non grata” , duke thënë se ndalimi i përhershëm i hyrjes në Kosovë është vendosur nga, siç i quajti ajo, “institucionet e përkohshme të Kosovës”. Ajo shtoi se prej katër vjetësh nuk ka mundur të hyjë në Kosovë.

Deklarata e saj u dënua nga organizata të shoqërisë civile dhe nga një pjesë e opozitës në Serbi, të cilat kërkuan shkarkimin e menjëhershëm të saj nga detyra.

Edhe Arbëri 29 min. më parë Sveçla kërkon reagim konkret e më aktiv të Shqipërisë kundër deklaratës së ministres serbe Edhe Bashkimi Evropian reagoi përmes zëdhënëses së Komisionit Evropian, Anita Hipper, e cila ka thënë se në Evropë nuk ka vend për retorikë që justifikon ose promovon spastrimin etnik.

Për deklaratën reagoi edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i cili theksoi se ajo nuk përfaqëson politikën e presidencës apo të Qeverisë së Serbisë. “Politika jonë bazohet në dialog, kompromis, paqe dhe stabilitet, e kurrë në spastrim etnik. Ky është qëndrimi ynë dhe duhet të jetë krejtësisht i qartë”, deklaroi Vuçiq.

Burimi: Koha