Shpërndaje në: Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se punëtori i saj Milazim Binaku, 58-vjeçar, ka vdekur të enjten (sot) pasi nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve nga lëndimi që ka pësuar në vendin e punës para tetë ditësh. “I ndjeri Milazim (Baki) Binaku ishte i lindur më në Lum i Madh, Komuna e Vushtrrisë.
Ai ishte punonjës i KEK-ut, i sistemuar në vendin e punës “Axhustator” në Fabrikën e Pajimeve Xehtare “Kosovamont”, në kuadër të Divizionit të Prodhimit të Qymyrit (DPQ)”, thuhet në njoftimin e KEK-ut. KEK-u ka thënë se i ndjeri pësoi lëndime më 8 korrik në Fabrikën e Pajimeve Xehtare në Palaj.
“Pas trajtimit mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, fatkeqësisht nuk arriti t’u përballojë lëndimeve të marra”, vijon njoftimi. Binaku ishte i punësuar në KEK për më shumë se 36 vjet. “Ai do të kujtohet me respekt për përkushtimin, përgjegjësinë, korrektësinë dhe sjelljen e tij shembullore në punë, si dhe për raportet e mira kolegiale që ndërtoi ndër vite.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot, më datë , me kohën e ikindisë, në varrezat e fshatit Lum i Madh, Komuna e Vushtrrisë”, përfundon njoftimi i KEK-ut.
