Momente të rënda në Kanada, Kone pëson dëmtim të rëndë pas një ndërhyrjeje horror

0%

Kanadaja po dominon totalisht Katarin dhe po udhëheq me rezultat 4-0 pas 60 minutash lojë, por festa e vendasve është zbehur nga një moment i rëndë në fushë. Mesfushori kanadez Ismael Kone u dëmtua rëndë pas një dueli me Madibon. Futbollisti i Katarit bëri një ndërhyrje të tmerrshme dhe u ndëshkua menjëherë me karton të kuq.

Pamjet ishin tronditëse, teksa Kone pësoi thyerje të një kocke në këmbë. Regjisori i transmetimit largoi kamerat nga lojtari ndërsa stafi mjekësor po i jepte ndihmën e parë, ndërsa futbollistët në fushë reaguan me mosbesim ndaj asaj që kishte ndodhur. puta que pariu, Madibo quebrou a perna do jogador do Canadá… que merda pic.twitter.com/7bD9i7kcpF — Últimas do Inter! (@ultimasinter) June 18, 2026 Mesfushori kanadez u largua nga fusha me barelë, por para se të largohej ai përshëndeti tifozët me dorë, duke marrë duartrokitje të shumta nga tribunat.

Në vendin e tij u aktivizua Saliba. Ndërkohë, Katari vazhdon ndeshjen me nëntë futbollistë, teksa Kanadaja është shumë pranë sigurimit të një fitoreje të thellë pas një paraqitjeje mbresëlënëse.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi