Granit Xhaka ka reaguar pas fitores së sontme të Zvicrës. “Helvetikët” triumfuan lehtësisht 4:1 ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës, duke e marrë fitoren e parë në këtë Botëror. Gol shënoi edhe Granit Xhaka nga penalltia në sekondat e fundit të ndeshjes. E tani, Xhaka ka reaguar edhe me një postim në rrjetet sociale. “Treguam karakter. Fitore e rëndësishme!! Kjo është rruga përpara.
Së bashku” , shkroi Xhaka.
Burimi:
Bota Sot
