Jessica Alba i bashkohet kastit të vazhdimit të filmit “13 Going on

0%

Vita Abrashi-Kajtazi Shpërndaje në: Aktorja e njohur, Jessica Alba, është emri më i ri që i bashkohet kastit të filmit të ri “13 Going on 30”, i cili po realizohet nga Netflixi. Roli i saj ende nuk është bërë publik.

Në projekt marrin pjesë edhe Emily Bader, Logan Lerman dhe Adeline Rudolph, ndërsa Jennifer Garner, protagonistja e filmit origjinal të vitit 2004, do të jetë producente ekzekutive, ka shkruar Deadline. Edhe historia e filmit të ri po mbahet sekret, megjithëse xhirimet kanë nisur muajin e kaluar në Los Angeles.

Filmi origjinal tregonte historinë e një vajze 13-vjeçare, e cila zgjohej papritur në trupin e vetes së saj 30-vjeçare, duke nisur një udhëtim emocional drejt njohjes së vetes. Përveç Jennifer Garner, në kast luanin edhe Mark Ruffalo dhe Judy Greer. Filmi i ri do të drejtohet nga Brett Haley, me skenar të Hannah Marks, i rishikuar nga Flora Greeson.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Duke folur për projektin, Haley ka thënë se është një ndër filmat e paktë që është i përsosur. Edhe Showbiz 10 muaj më parë Ish-bashkëshorti i Jessica Albas në lidhje me modelen, Hana Sun Doerr “‘13 Going on 30’ është një nga ata filma të rrallë dhe të përsosur. Është qesharak, prekës dhe shumë njerëzor, me interpretime të paharrueshme nga Jennifer Garner, Mark Ruffalo dhe Judy Greer.

Jam prej kohësh adhurues i tij, ndaj e ndiej si një përgjegjësi të madhe ta sjell këtë version të ri”, ka thënë Haley. Regjisori ka shtuar se përfshirja e Garnerit ka rëndësi të veçantë. “Fakti që Jennifer Garner është pjesë e projektit si producente ekzekutive, pas rolit të saj kaq të rëndësishëm në suksesin e filmit origjinal, është shumë domethënës.

Jam gjithashtu i lumtur që ribashkohem me Emily Bader dhe besoj se ajo dhe Logan Lerman krijojnë një dyshe fantastike. Ndihem me fat që më është besuar një histori që do të thotë kaq shumë për kaq shumë njerëz”, ka thënë ai.

Burimi: Koha