Zbulohet një specie e re majmuni në Republikën Demokratike të Kongos

0%

Shpërndaje në: Një specie e re majmunësh është konfirmuar në Republikën Demokratike të Kongos. Këta majmunë kanë buzë rozë në portokalli dhe fytyrë të zezë. Ata u panë në pyjet e dendura tropikale në Parkun Kombëtar Lomami në lindje të vendit.

Ambientalistët që punojnë në ato zona kishin raportuar se e kishin parë këtë kafshë qysh në vitin 2008, por kishin shkrepur vetëm një fotografi të turbullt, shkroi BBC. Pasi kafsha u pa 10 vjet më pas një ekip ndërkombëtar u dërgua për studim dhe zbuloi se ishte specie e re. Ky lloj majmunësh është lloji i pestë afrikan që është zbuluar në 75 vjetët e fundit.

Edhe Kuriozitet 3 d. më parë Çifti brazilian thyen rekordin botëror me 195 puthje në 30 sekonda Disa prej banorëve thuhet se dinin për ekzistencën e kësaj specie majmunësh dhe se i referoheshin me emrin Likweli. Megjithatë, ekipi i studiuesve nga Republika Demokratike e Kongos, SHBA-ja dhe Gjermania i dhanë këtij majmuni emrin latin “Colobus songoensis”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas tyre, majmunët e tillë kanë një zë dallues nga të tjerët.

Burimi: Koha