Një person është arrestuar për shkak se gjatë kontrollit i kanë gjetur dhe konfiskuar një shufër metali dhe një sasi e vogël e substancave të llojit kokainë. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë.
Tutje bëhet e ditur se i dyshuari ka deklaruar se kishte dalë nga shtëpia për ta rrahur një person. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar një shufër metali dhe një sasi e vogël e substancave narkotike të llojit kokainë.
I dyshuari ka deklaruar se kishte dalë nga shtëpia për ta rrahur viktimën mashkull kosovar”, thuhet në raport. Ndërkaq, pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
