Ellie Goulding shfaqet në New York me Beau Minniear dhe vajzën e tyre

0%

Këngëtarja britanike Ellie Goulding u fotografua në rrugët e New York-ut së bashku me partnerin e saj, aktorin Beau Minniear, dhe vajzën e tyre të vogël, gjatë një shëtitjeje familjare pas angazhimeve të saj të fundit në qytet. Artistja zgjodhi një stil të thjeshtë dhe casual, me flokët e mbledhur në mënyrë natyrale, syze dielli dhe një veshje komode.

Mediat rozë e cilësuan paraqitjen e saj si një “bad hair day”, por kjo nuk e pengoi këngëtaren të shfaqej e buzëqeshur dhe e relaksuar. Pranë saj ishte edhe Beau Minniear, i cili mbante në krahë vajzën e tyre, Iris. Çifti dukej në humor të mirë teksa shëtiste në Manhattan, duke tërhequr vëmendjen e fotografëve me atmosferën e ngrohtë familjare, shkruan Daily mail, përcjell “Bota sot”.

Ellie Goulding Ellie dhe Beau u bënë prindër të një vajze në mars të këtij viti, ndërsa kjo është fëmija i parë i përbashkët i çiftit. Këngëtarja ka gjithashtu një djalë nga martesa e saj e mëparshme me Caspar Jopling. Dalja në New York erdhi pak ditë pasi Ellie surprizoi publikun me një performancë në Angli dhe vazhdon të kombinojë angazhimet profesionale me jetën familjare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Fansat e kanë përgëzuar për mënyrën se si ruan ekuilibrin mes karrierës dhe familjes. Ellie Goulding Fotografitë e familjes u përhapën shpejt në rrjetet sociale, ku ndjekësit komentuan pozitivisht thjeshtësinë dhe natyrshmërinë e artistes. Pavarësisht komenteve për stilin e flokëve, Ellie u pa e qeshur dhe duke shijuar kohën me njerëzit më të afërt.

Me projektet e reja muzikore dhe jetën e saj familjare në qendër të vëmendjes, Ellie Goulding vazhdon të mbetet një nga artistet më të dashura të muzikës britanike, ndërsa çdo dalje e saj zgjon interes të madh te fansat dhe mediat. Ellie Goulding

Burimi: Bota Sot