Abdixhiku në Shtime: Strukturat tona e dinë mirë misionin e tyre

0%

Kryetari i i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se strukturat e partisë janë të mençura, të pjekura dhe të qarta, duke theksuar se nuk bien pre e propagandës anti LDK. “Strukturat e LDK-së janë të mençura, të pjekura dhe, mbi të gjitha, të qarta.

Nuk bien pre e propagandës anti LDK tashmë të zakonshme e bajate; e as nuk ngatërrohen në identifikimin e oportunistëve politik, po aq të zakonshëm e të parashikueshëm. E dinë mirë çfarë përfaqësojnë dhe për çfarë angazhohen”, ka shkruar ai në Facebook.

Abdixhiku ka shtuar se nuk lejohet që puna dhe mundi i përditshëm i strukturave të shpërdorohet apo të injorohet, duke theksuar mirënjohjen për angazhimin e tyre. “Janë falënderues. E kur ke njerëz të tillë pas vetes, është e lehtë t’i përfaqësosh me dinjitet e respekt”, ka thënë ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kfreu i LDK-së këto deklarata i bëri në Shtime, gjatë një takimi falënderimi me strukturat e partisë, duke theksuar se mesazhi nga këto takime është i qartë.

Burimi: Bota Sot