Deçiqi kërkon përmbysjen ndaj Liepajas, gjithçka vendoset në Tuz

0%

Deçiqi ka ende mundësi ta përmbysë disavantazhin dhe të sigurojë kalimin në raundin e dytë kualifikues të Conference League. Skuadra nga Tuzi përballet sonte me Liepajan në ndeshjen e kthimit të raundit të parë kualifikues, me fillim nga ora . Në takimin e parë në Letoni, Deçiqi pësoi humbje minimale 1:0.

Në ndeshjen e parë, skuadra shqiptare pati një mundësi të madhe për t’u kthyer me rezultat pozitiv. Deçiqi luajti me një futbollist më shumë që nga minuta e 21-të, por nuk arriti ta shfrytëzojë epërsinë. Përkundrazi, Liepaja e ndëshkoi me një kundërsulm dhe arriti ta ruajë fitoren. Trajneri i Deçiqit, Ivan Brnoviq, beson se skuadra e tij mund ta përmbysë rezultatin.

“Do të jetë një përballje mes dy ekipeve të ndryshme. Forca jonë është bashkimi dhe energjia. Besoj thellë se mund të kalojmë më tej. Nëse ia dalim, do të jetë një stimul për të gjithë futbollin malazez” , ka thënë Brnoviq. Ai mori përgjegjësinë për humbjen në ndeshjen e parë, duke pranuar se mungesa e përvojës në skenën evropiane ndikoi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Ne kishim një lojtar më shumë, por nuk e shfrytëzuam siç duhej. Kundërshtari u mbrojt dhe na ndëshkoi në kundërsulm. Rezultati është ende i hapur dhe do të kërkojmë një paraqitje më të mirë në kthim”, deklaroi trajneri. Brnoviq ka përgatitur disa variante taktike për sfidën vendimtare. “Nuk do të sulmojmë pa kontroll, por do të kemi qasje të moderuar sulmuese.

Në varësi të rezultatit, do ta rrisim rrezikun gjatë ndeshjes. Besoj te lojtarët dhe pres një Deçiq më të mirë”, përfundoi ai. Nëse kalon Liepajan, Deçiqi në raundin e dytë kualifikues do të përballet me skuadrën e njohur austriake Austria Vjenë.

Burimi: Bota Sot