74 raste të helmimit në ‘SachPizza’, MSh: Burimi i infeksionit mund

0%

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Qendra Rajonale e Shëndetësisë Publike (QRSHP) Prishtinë deri të martën ka identifikuar 74 raste të helmimit, të lidhura epidemiologjikisht me konsumimin e ushqimit në disa pika të SachPizza në Prishtinë. Nga 74 rastet e evidentuara, 29 pacientë janë hospitalizuar, ndërsa 45 janë trajtuar në mënyrë ambulatore.

Ministria e Shëndetësisë në përgjigjen për gazetaren Arbreshë Uka, ka deklaruar se në mostrat e pacientëve e marra nga pacientët është konfirmuar prania e bakterit Salmonella Enteritidis, ndërsa mostrat e ushqimit dhe strishot e marra nga ambienti kanë rezultuar negative. “Pacientët kanë shfaqur barkqitje, të vjellura, ethe, temperaturë dhe plogështi.

Në mostrat e pacientëve është konfirmuar bakterien Salmonella Enteritidis. Mostrat e ushqimit dhe strishot e ambientit kanë rezultuar negative. Megjithatë, thuhet se nuk përjashtohet mundësia që burimi i inekfsionit të ketë qenë ushqimi i kontaminuar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Lakorja epidemiologjike tregoi një rritje të shpejtë me kulmim më 10 korrik dhe rënie të menjëhershme pastaj, gjë që konfirmon një shpërthim nga një burim i përbashkët me ekspozim të kufizuar në kohë.” Mungesa e Salmonellës në mostra në momentin e kontrollit nuk e përjashton mundësinë që burimi i infeksionit të ketë qenë ushqimi i kontaminuar më herët.

Të dhënat epidemiologjike tregojnë lidhje të fortë me këtë operator.”

Burimi: Bota Sot