Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka dënuar deklaratat e kryetarit të Obiliqit, Halil Thaçi, i cili pretendoi për thirrje nga KALLXO.com për të mos publikuar një hulumtim në të cilin ai është protagonist.
AGK ka treguar se si përmes një deklarate publike Thaçi më ka sulmuar Kallxo.com, duke vënë në dyshim me akuza raportimin e vitit 2024 të KALLXO.com për procesin e shpronësimit në fshatin Shipitullë. “AGK-ja e dënon ashpër këtë deklaratë të paprecedentë, me tone kërcënuese ndaj medias, gazetarit dhe autorit të artikullit, Shqipron Xhema.
Një sjellje e tillë synon minimin e lirisë së medias për ta ushtruar në mënyrë të pavarur punën e saj profesionale dhe hulumtuese në interes të publikut.”- ka shkruar Asociacioni.
AGK-ja po ashtu e ka ftuar Halil Thaçin dhe zyrtarët e tjerë që mbajnë pozita publike që në vend të intimidimit të gazetarëve të ofrojnë në mënyrë transparente dhe të hapur informacione për temat që trajtohen nga mediat. Deklaratat Thaçi i ka dhënë para Prokurorisë Speciale, vend në të cilin ai u intevistua si i dyshuar për veprën penale – ushtrim ndikimi.
Lidhur me pretendimet e Halil Thaçit, KALLXO.com ka dalë me reagim zyrtar: Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, sot në një deklaratë publike ka lansuar një shpifje të rëndë, të pabazuar dhe me qëllim të sulmit të drejtpërdrejtë ndaj gazetarisë hulumtuese dhe punës së ekipit të KALLXO.com lidhur me hulumtimin “Ndërhyrja e deputetit të Vetëvendosjes në shpronësimet në Shipitullë”, të transmetuar më .
Në këtë hulumtim , Halil Thaçi është (min ) duke premtuar se, në cilësinë e deputetit, do të ndikonte te anëtarët e Komisionit për Miniera dhe Minerale lidhur me shpronësimet me vlera të larta në Shipitullë të Obiliqit.
Ai është marrë në pyetje sot () në Prokurori si person i dyshuar për ndikim në shpronësime dhe ka tentuar të kamuflojë lajmin për intervistimin e tij si i dyshuar me një shpifje të paskrupullt për kinse “shantazh” nga ekipi i KALLXO.com. Në asnjë rast, Jeta Xharra, drejtoresha e BIRN-it dhe Shqipron Xhema, autor i këtij hulumtimi, e as stafi i KALLXO.com nuk e kanë kontaktuar z.
Thaçi për qëllime të tjera, përveç zbatimit të obligimit etik që ai të ketë të drejtën t’u përgjigjet akuzave për përfshirjen e tij në aferën e shpronësimeve. Pra, më , më shumë se 1 muaj para se të publikohet hulumtimi, Halil Thaçi është kontaktuar nga autori i hulumtimit, Shqipron Xhema, për të dhënë anën e tij. I tërë komunikimi me z.
Thaçi është i incizuar dhe në asnjërën prej telefonatave, mesazheve apo e-maileve nuk është diskutuar për mospublikimin e materialeve siç pretendon z.Thaçi.
Për më shumë, janë bërë dy vjet prej se është publikuar hulumtimi dhe përgjatë kësaj periudhe Thaçi nuk është ankuar që ka pasur “shantazh” nga ekipi i Kallxo.com , por i ka rënë në mend sot që thirrja jonë për të marrë anën e tij para dy vjetësh paska qenë “shantazh”. Shtrohet pyetja, nëse qenka shantazhuar para dy vjetësh nga ekipi jonë, pse z.
Thaçi mori pjesë në debatet e Kallxo.com për kryetar të komunave në vitin 2025? Për të mbrojtur punën tonë etike, profesionale dhe të pavarur, ne do të ushtrojmë me urgjencë padi për shpifje ndaj z.Thaçi për sulmin e paprecedentë të tij ndaj gazetarisë hulumtuese.
Ky sulm ndaj ekipit tonë është një përpjekje për të demonizuar hulumtimet për korrupsionin dhe për të penguar gazetarët profesionistë në ushtrimin e detyrës së tyre. Për këtë sulm të rëndë, KALLXO pret një distancim të qartë dhe serioz nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Lusim mediat që shpifjet e tilla të mos i publikojnë apo të paktën të marrin mundin t’i verifikojnë para publikimit. Rrethanat e kësaj ngjarjeje janë si vijon: Denoncuesit e aferës së shpronësimeve kanë sjellë në redaksinë e Kallxo.com materialet ku Halil Thaçi – asokohe si deputet – dëgjohet duke premtuar ndryshimin e vijave të shpronësimeve në Shipitullë.
Pas pranimit të materialeve më ekipi i KALLXO.com e ka kontaktuar z. Thaçin në telefon për të dhënë versionin e tij për ngjarjen. Ai është kontaktuar edhe disa herë me kërkesë që të japë intervistë për ngjarjen, ndërsa pas rreth 40 ditësh hulumtimi është publikuar. Të gjitha kontaktet e ekipit me z. Thaçi janë të incizuara dhe një pjesë e madhe e tyre janë transmetuar në emisionin tonë.
Në asnjërën prej këtyre përmbajtjeve të incizuara nuk ka kërkesa për ndaljen e hulumtimit apo për mospublikimin e hulumtimit. Për çdo rast, redaksia e Kallxo.com është e gatshme të përgjigjet në secilën pyetje për këtë dhe për rastet e tjera.
Ne mund të japim përgjigjet edhe për kamerat e mediave të interesuara të cilat mund të na kontaktojnë në adresën tonë fizike te Menza e Studentëve, në telefonin tonë +383 44 22 44 98 apo në emaillin [email protected] Për të gjithë publikun hulumtimi i plotë i transmetuar është në këtë vegzë.
Halil Thaçi para Prokurorisë Speciale Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka konfirmuar se Halil Thaçi, kryetar i Komunës së Obiliqit, është intervistuar më në cilësinë e të pandehurit në lidhje me shpronësimet në fshatin Shipitullë.
“Mund të konfirmojmë se H.Th., është intervistuar nga Prokuroria Speciale në cilësinë e të pandehurit, në kuadër të procedurave hetimore që kjo prokurori është duke i zhvilluar në një rast që ka të bëjë me shpronësimet në fshatin Shipitullë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Ushtrim ndikimi”.”- ka thënë për Kallxo.com, Arbnora Luta, zëdhënëse e Prokurorisë Speciale.
Thaçi pasi që doli nga Prokuroria Speciale ka thënë se në Prokurori ishte për shpronësimet në fshatin Shipitullë. I pyetur se a është intervistuar si i dyshuar apo si dëshmitar, Thaçi para mediave tha se aty ishte si dëshmitar dhe se u pyet për çdo gjë, me ç’rast ka thënë se do i përgjigjet prokurorit.
Ai tha se është i kënaqur që Prokuroria ka filluar të merret me këtë çështje dhe ka kërkuar që Prokuroria të hetojë deri në fund këtë çështje.
“Është e vërtetë që unë kam biseduar me qytetarë, vazhdoj të bisedoj, do ta ngre çështjen e tyre, problemet e tyre sepse fshati Shipitullë e fshati Hade janë diskriminuar, janë anashkaluar dhe sigurisht që gjendja e tyre për jetë është e pamundur atje.”- ka deklaruar Thaçi.
Prokuroria Speciale e Kosovës në qershor të vitit 2025 kishte konfirmuar se po zhvillon hetime pas hulumtimit të KALLXO.com që shpërfaq ndërhyrjen e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Halil Thaçi në procesin e shpronësimit në fshatin Shipitullë të Obiliqit. Halil Thaçi për momentin është Kryetar i Komunës së Obiliqit.
Ky rast ishte dërguar fillimisht në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, që e ka deleguar rastin në Prokurorinë Speciale.
Në “Kallxo Përnime”, më , u transmetua një material në të cilin dëgjohet deputeti i Vetëvendosjes Halil Thaçi derisa u tregon disa banorëve se ai ka diskutuar me Kryeshefin e KEK-ut dhe Kryetarin e Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për të ndryshuar hartat e shpronësimeve. KPMM është institucion i pavarur dhe Vendimet e veta do të duhej t’i merrte sipas Ligjit.
Në materielin që e posedon KALLXO.com deputeti flet edhe për ndikimin në Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale dhe në KEK. “Qaj 1 hektar e 60 ari që është hy me u shpronësu qaty, qaj ka me ra edhe ka me ju shpronësu krejt juve. Unë sot kesh me këtë Drejtorin, Zëvendësdrejtorin. Të martën jam taku edhe me Bekirin. Na jemi tu e prit KPMM-në, që KPMM-ja me ia dhanë orientimin mihjes.
KPMM-ja del në vend të ngjarjes, e konstaton që qata banorë janë në rrezik, ja prej zhurmës, ja… Vijnë i këqyrin shpijat, qysh janë, ça e sene. KPMM-ja merr vendim që pa marrë parasysh a i duhet a s’i duhet mihjes duhet me i shpronësu. Në KPMM kryetari i Bordit del Basholli. Habib Basholli. Mbrëmë kam nejt me të. Dy orë mbrëmë kam nejtë me ta. Edhe unë në qet drejtim s’jam tu u ndal.
Na të mërkurën po mendojmë që kemi me emëru Bordin e KPMM-së. Si të emërohet Bordi i KPMM-së ata ia nisin sulm. Mos e keni gajle! Njerëzit tanë i kem (nuk kuptohet). Na e kemi shqyrtu edhe analizu, edhe me Drejtorin. E vetmja mundësi është me na dhanë KPMM-ja urdhër se KPMM-ja nuk jep këshilla.
KPMM-ja thotë “Urdhër e ki, për me marr licensën duhet qeta, qeta, qeta, qeshtu me e ba edhe ditën e mirë. Në KPMM i kemi njerëzit tanë. I shtyna do sene. S’kanë qare.” – ka deklaruar Thaçi. Përmes telefonit, Thaçi në vitin 2024 kishte thënë se me KEK-un është takuar por jo edhe me KPMM-në. Ai tha se takimet i ka pasur vetëm zyrtare.
“Jo, veç me KEK, por ku kam mund e kam ngrit zanin për ta. Se unë mendoj që i është bo diskriminim atyre banorëve, janë diskriminu sepse janë mbetë jashtë projektit të KEK-ut. Jo, jo s’jam taku unë me bordin e ri(të KPMM-së), ne veç i kemi votu në Kuvend të Republikës bordin e KPMM-së.
Unë absolut nuk e kam ditë as që bëhet Habibi, jo se unë veç zyrtarisht me institucione unë komunikoj” – deklaroi Thaçi.
