Shpërndaje në: Deputetja britanike Alicia Kearns ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministres serbe Snezhana Paunoviq, për spastrim etnik në Kosovë. Përmes një reagimi publik, Kearns tha se qëndrimi i Paunoviqit përbën “një njollë të rëndë mbi Qeverinë e Serbisë”.
Ajo theksoi se brezi i njerëzve që sot janë në të tridhjetat i kujton ende mizoritë e kryera nga forcat e Sllobodan Millosheviqit ndaj popullsisë së Kosovës dhe familjeve të tyre. Sipas deputetes britanike, çdo përpjekje për të justifikuar ose glorifikuar krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë nuk mund ta bëjë botën të harrojë atë që ka ndodhur.
“Mos harroni kurrë”, përfundoi Kearns në mesazhin e saj. Snezhana Paunoviq, ministre e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, ka deklaruar se po të kishte qenë në vendin e Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998, do ta pastronte etnikisht Kosovën. Këto deklarata ajo i ka bërë gjatë një në televizionin serb “Kurir”.
Edhe Arbëri 21 min. më parë BE: Kryeprokurori i ri i Shtetit e ka përpara luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë “Po të kisha qenë në vendin e Millosheviqit në vitin 1998 do ta pastroja etnikisht Kosovën. Dhe ky është kualifikimi më i ashpër që e kam thënë ndonjëherë.
Jo në mënyrën se si po duan ata të na likuidojnë neve, por në atë mënyrë që të mos ndihen pjesë e Serbisë dhe të shkojnë në shtetin e tyre amë”, ka thënë ajo. Deklarata e Paunoviqit është dënuar në Prishtinë, në Bruksel e edhe në Serbi. Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që politikanët në Serbi të përmbahen nga deklarata nxitëse e në kundërshtim me vlerat njerëzore.
Deputeti shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi ka premtuar inicim të shkarkimit të saj e disa parti opozitare në Beograd, kanë kërkuar dorëheqjen ose shkarkimin e Paunoviqit. Ndërkohë, zv.shefi i Qeverisë në këtë vend, Ivica Daçiq e ka mbrojtur atë.
