Dy persona janë plagosur nga arma e zjarrit, si dhe një person tjetër është lënduar si pasojë e një përleshje fizike që ka ndodhur mes disa personave në Matiqan të Prishtinës, konkretisht në rrugën “Papa Gjon Pali”. Lidhur me rastin është deklaruar edhe policia e kryeqytetit, përmes zëdhënësit Enis Pllana.
“Rreth orës , Policia ka pranuar informatën për një përleshje fizike në mes të disa personave në rrugën “Papa Gjon Pali” në Prishtinë. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku sipas informacioneve fillestare tre persona kanë mbetur të lënduar, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.
Aktualisht, njësitet relevante policore janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit” , tha Pllana.
