Lionel Messi vazhdon të jetë frymëzimi kryesor i Argjentinës, ndërsa dëshira për të fituar një tjetër Kupë Bote mbetet jashtëzakonisht e madhe. Kjo u pa edhe në emocionet e tij pas ndeshjes së fundit, kur ai shpërtheu në lot gëzimi dhe lehtësimi pasi Argjentina përmbysi një situatë të vështirë dhe shënoi tre gola në 11 minutat e fundit, duke mposhtur Egjiptin në fazën e 1/8 së finales.
Argjentina ishte duke humbur 2-0 dhe dukej pranë një eliminimi befasues, por skuadra e udhëhequr nga Messi arriti një rikthim spektakolar për të siguruar kualifikimin. Messi mbetet lojtari që Anglia do ta ketë më shumë frikë në përballjen e ardhshme, ka raportuar Phil McNulty, gazetari kryesor i BBC Sport në stadiumin e Atlantës.
“Ylli argjentinas nuk është vetëm lideri i ekipit të tij, por edhe simboli i shpresave të një kombi të tërë për të triumfuar sërish në skenën më të madhe të futbollit”. Trajneri i Anglisë, Tuchel, ka vlerësuar jashtëzakonisht shumë kapitenin argjentinas. “Messi është thjesht i jashtëzakonshëm. Nuk kanë mbetur më fjalë për të përshkruar arritjet e tij, cilësinë dhe lidershipin që ai tregon.
Ai është lideri dhe lojtari kryesor në çdo ekip ku luan, dhe e njëjta gjë vlen edhe për këtë Argjentinë ”, u shpreh Tuchel. Me përvojën, klasën dhe ndikimin e tij në lojë, Messi vazhdon të jetë figura qendrore e Argjentinës dhe një nga kërcënimet më të mëdha për çdo kundërshtar që synon trofeun e Kupës së Botës.
