‘Sach Pizza’ publikon rezultatet e IKSHPK-së: Në mostrat ushqimore

0%

Lokali “Sach Pizza” ka njoftuar se të mërkurën, më kanë pranuar rezultatet laboratorike zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), lidhur me rastin e helmimeve të dyshuara nga ushqimi të rreth 70 personave. “Sach Pizza” ka thënë se në mostrat ushqimore të analizuara në këtë lokal, nuk janë identifikuar baktere patogjene.

“Rezultatet tregojnë se në asnjërën nga mostrat ushqimore të marra nga institucionet kompetente në Sachpizza nuk është identifikuar Salmonella.

Gjithashtu, në mostrat e analizuara nuk janë identifikuar Escherichia coli dhe Staphylococcus aureus, ndërsa analizat e strishove të marra nga sipërfaqet e punës, pajisjet dhe duart e stafit nuk kanë evidentuar baktere patogjene”- thuhet në deklaratën e tyre.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në reagim tutje kanë theksuar se për produktin për të cilin është ngritur dyshimi publik – sosin e bardhë – kompania realizon analiza të rregullta mikrobiologjike në laborator të akredituar.

“Analiza jonë e fundit, e kryer më , vetëm pak ditë para marrjes së mostrave nga institucionet kompetente, e kishte vlerësuar këtë produkt brenda parametrave të lejuar mikrobiologjikë”- ka njoftuar “Sach Pizza”.

Ndërsa është bërë e ditur se pavarësisht këtij rezultati, kompania ka tërhequr menjëherë produktin nga përdorimi dhe kemi ndërmarrë masa shtesë për forcimin e proceseve të prodhimit, kontrollit dhe sigurisë ushqimore. KALLXO.com , të dielën () raportoi se disa qytetarë të Prishtinës dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit.

Për këtë, kishte dalë me njoftim publik Qendra Klinike e Universitare e Kosovës-QKUK. Sipas tyre, në Klinikën Infektive, rastet e para janë paraqitur të premten, më , kur pacientët kanë kërkuar trajtim me simptoma të tilla si ethe, temperaturë, dhimbje barku, të vjella dhe diarre.

“Sipas anamnezës së marrë, simptomat janë shfaqur disa orë pas konsumimit të ushqimit”- thuhej në njoftimin e QKUK-së. Nga 10 deri më , ndihmë mjekësore në Klinikën Infektive kanë kërkuar rreth 70 pacientë, ndërsa 22 prej tyre janë hospitalizuar për trajtim të mëtejshëm.

Sipas QKUK-së, të gjitha rastet e hospitalizuara janë raportuar në Inspektoratin Shëndetësor, në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) dhe janë evidentuar në Sistemin e Mbikëqyrjes së Sëmundjeve Ngjitëse, në përputhje me procedurat në fuqi.

Burimi: Kallxo