Tragjedi në Tenerife: 88-vjeçari humb jetën pasi u përball me

0%

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në ishullin Tenerife të Spanjës, ku një 88-vjeçar britanik ka ndërruar jetë pasi u sulmua gjatë një grabitjeje, teksa përpiqej të mbronte bashkëshorten e tij. Ray Cowen, me origjinë nga Blackpool, reagoi kur grabitësit i rrëmbyen çantën gruas së tij, Judy, 79 vjeç, dhe tentuan t’i merrnin edhe orën.

Gjatë përballjes, ai u shty me forcë drejt një automjeti të parkuar, duke pësuar lëndime të rënda në kokë. Ekipet e emergjencës ndërhynë menjëherë dhe arritën ta rikthenin në jetë në vendngjarje, ndërsa më pas ai u transportua në spital. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 88-vjeçari ndërroi jetë dy ditë pas incidentit.

Ngjarja kishte ndodhur më 17 qershor, vetëm pak ditë pasi Cowen kishte festuar ditëlindjen e tij të 88-të në një lokal pranë vendit ku po kalonte pushimet. Autoritetet spanjolle kanë arrestuar tre persona në lidhje me rastin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

I dyshuari kryesor, i cili besohet se i shkaktoi lëndimet fatale pensionistit, është lënë në paraburgim me urdhër të gjykatës, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë liruar me kusht deri në vazhdimin e procedurave. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes janë ende në zhvillim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com