Portieri i Kombëtares del në stërvitje me një ekip të ri

0%

Simon Simoni u shit nga Dinamo te Frankfurti në Bundesligën gjermane për 600 mijë euro. Më pas për të pasuan huazimet, por asnjë nuk e ktheu në titullar në Gjermani. Portieri 22-vjeçar ka edhe një vit të mbetur kontratë. Së fundmi është shfaqur në stërvitje me Luzernën që është pjesë e Superligës zvicerane.

Pas largimit për 1,1 milionë euro të portierit Paskal Loretz nga Luzern te Hanover, drejtori sportiv Remo Mejer raportohet nga “Blick” të ketë gjetur një zëvendësues. Dhe bëhet fjalë pikërisht për Simonin. Për shkak se është jashtë planeve të Frankfurtit, transferimi i tij në Zvicër duket se do të jetë i lehtë.

Portieri nga Lezha është 1.95 metër i gjatë dhe regjistron një paraqitje me Kombëtaren e Shqipërisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot