Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK) publikoi të dhënat preliminare në baza mujore për lindjet dhe vdekjet për muajin maj 2026. Të dhënat tregojnë se më shumë lindje kishte në muajin maj 2026 sesa në prill 2026 rreth 3,0%. Në muajin maj 2026 janë regjistruar 2 328 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara 1 212 lindje janë djem dhe 1 116 vajza.
Krahasuar me muajin prill 2026, në muajin maj 2026 janë regjistruar 4,9% raste të vdekjeve të më pak. Gjatë muajit maj 2026 janë regjistruar gjithsej 871 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës). Nga gjithsej vdekje të regjistruara, 445 janë meshkuj dhe 426 janë femra.
