Qeveria në detyrë emëron Ragmi Dalipin drejtor të ASHI-së, miraton

0%

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur të martën mbrëma një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar disa vendime, përfshirë emërimin e drejtorit të ri të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit (ASHI). Sipas njoftimit, Qeveria ka emëruar Ragmi Dalipin në pozitën e drejtorit të përgjithshëm të ASHI-së.

Po ashtu, është miratuar vendimi përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore, të menaxhuara dhe administruara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), të cilat do të shfrytëzohen për realizimin e dy projekteve në Komunën e Gjakovës.

Projektet përfshijnë administrimin e objektit të ish-“Bankos”-it për nevojat e administratës komunale në Gjakovë, si dhe ndërtimin e një fushe futbolli dhe hapësirave rekreative në fshatin Trakaniq dhe zonën përreth.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në mbledhjen elektronike është miratuar edhe ndryshimi dhe plotësimi i vendimit për emërimin e Komisionit për shqyrtimin dhe vendosjen e zyrtarizimit të gjendjes faktike dhe mospërputhjeve me Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme. Me këtë vendim, Besnike Mehmeti nga Zyra e Kryeministrit është emëruar zëvendësuese e anëtarit të komisionit, duke zëvendësuar Ervina Gashin.

Burimi: Telegrafi