E papritur nga Jasir Asani

0%

Jasir Asani konsiderohet tashmë një lojtar i lirë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare mori së fundmi vendimin drastik, për të ndërprerë kontratën me Esteghlal. Shkak për mbylljen e bashkëpunimit është bërë mospagimi i detyrimeve për sezonin e kaluar. Asani e ka njoftuar klubin për të ardhmen, pikërisht përmes një letre. 31-vjeçari i lindur në Shkup tashmë duhet të gjejë ekip të ri.

Më parë është shprehur se për të ka interes nga elita e futbollit spanjoll. Asani u penalizua shumë nga lufta në Lindjen e Mesme, pasi humbi edhe vendin e tij në Kombëtare. Për herë të fundit mori minuta pikërisht në fundin e muajit shkurt. Asani largohet nga Esteghlal me kujtimin e 29 paraqitjeve. Gjatë kësaj kohe shënoi 13 gola dhe asistoi katër të tjerë.

Burimi: Bota Sot