Rron Gjinovci ‘shpërthen’ sërish: A jeni a s’jeni UÇK?

0%

Analisti Rron Gjinovci ka reaguar sërish pas komenteve që mori për një postim të tij lidhur me situatën në Mitrovicën e Veriut. Ai tha se kur përmendi shprehjen “kur ishte në pushtet UÇK-ja”, e kishte fjalën për periudhën kur Hashim Thaçi ishte president, Kadri Veseli kryetar i Kuvendit dhe Ramush Haradinaj kryeministër.

Gjinovci ironizoi duke pyetur: “A jeni a s’jeni UÇK?”, duke shtuar se, sipas tij, ata identifikohen me UÇK-në vetëm kur gjykohen ose akuzohen, ndërsa në periudha të tjera paraqiten si individë. Ai përmendi edhe pritjen e Listës Serbe për formimin e qeverisë PAN, duke e përdorur këtë si kritikë ndaj ish-udhëheqësve. Postimi i Gjinovcit: A jeni a s’jeni UÇK?

E pash nji video në Kuvend Komunal të Mitrovicës së Veriut dhe shkrova që më la përshtypje që në sallë ishte flamuri i Kosovës dhe fotoja e Presidentes së Kosovës dhe po ashtu shkrova që kur ishte në pushtet UÇK-ja aty ishte full me flamura të Serbisë. Menjiherë vjen vërejtja që qenka e padrejtë me thanë “kur ishte në pushtet UÇK-ja”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Po flasim për periudhën kur ishte Hashim Thaçi President, Kadri Veseli Kyreparlamentar, Ramush Haradinaj Krymeinistër. Po nime, se këta janë në UÇK veç kur gjykohen ose akuzohen, a kështu kur e pritshin Listën Serbe 6 sahat për me jau formu qeverinë PAN, nuk ishin UÇK, ishin veç individë (më lejoni të shtoj: të pasur😀).

Burimi: Bota Sot