Shpërndaje në: Lojtarët dhe trajnerët që kanë kritikuar hapur gjyqtarët do të përballen me gjoba nga FIFA pas Kupës së Botës, ka thënë një gazetar i “The Athletic”, raporton të mërkurën mediumi kroat “Jutarnji”. Përzgjedhësi i Anglisë, Thomas Tuchel, ai i Egjiptit, Hossam Hassan dhe futbollisti i Zvicrës, Manuel Akanji, kanë qenë më të ashpër në kritikat e tyre drejtuar gjyqtarëve.
“FIFA ka refuzuar të komentojë mbi ndonjë procedurë disiplinore aktuale ose të mundshme, por burime të afërta me situatën thanë se mund të merren masa pas turneut. Çdo sanksion do të varet nga raportet e gjyqtarëve dhe faktorë të tjerë.
Pas Kupës së Botës në Katar katër vjet më parë, organi qeverisës i futbollit botëror sanksionoi disa federata”, ka thënë gazetari i “The Athletic” për mediumin kroat.
