Emiliano Martínez një hap larg rekordit historik me Argjentinën

0%

Gjysmëfinalja e ardhshme e Kampionatit Botëror mes Argjentinës dhe Anglisë karakterizohet me rivalitet historik dhe përballje mes yjeve si Lionel Messi dhe Jude Bellingham. Megjithatë, një futbollist ka mundësinë të arrijë një rekord personal të jashtëzakonshëm – portieri Emiliano Martínez.

Portieri nga Mar del Plata është vetëm një ndeshje larg që të bëhet portieri me më së shumti paraqitje për Argjentinën në historinë e Kampionateve Botërore. Nëse aktivizohet kundër Anglisë, ai do të vendosë një rekord të ri dhe do ta forcojë edhe më shumë statusin e tij si një nga legjendat e futbollit argjentinas.

Deri më tani, Martínez ka zhvilluar 13 ndeshje në Kupat e Botës me fanellën e Argjentinës:7 ndeshje në Botërorin e Katarit 2022; 6 ndeshje në Kampionatin Botëror 2026. Me paraqitjen në çerekfinale kundër Zvicrës, ai e kaloi ish-portierin Sergio Romero, i cili kishte regjistruar 12 ndeshje në Botërorët e Afrikës së Jugut (2010) dhe Brazilit (2014).

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Tashmë, Martínez është barazuar me legjendarin Ubaldo “Pato” Fillol, portierin titullar të Argjentinës që fitoi Kupën e Botës në vitin 1978. Ajo që e bën edhe më të veçantë arritjen e “Dibu” Martínez është shpejtësia me të cilën e ka realizuar. Ai i ka grumbulluar 13 paraqitje në vetëm dy Kampionate Botërore, ndërsa Fillolit iu deshën tre Botërorë për të arritur të njëjtin numër ndeshjesh.

Të dy portierët kanë fituar Kupën e Botës me Argjentinën, ndaj konsiderohen ndër kandidatët kryesorë për titullin e portierit më të madh në historinë e kombëtares argjentinase. Nëse luan ndaj Anglisë, Emiliano Martínez do të vendosë një rekord të ri historik dhe do të shtojë një tjetër argument të fortë në debatin për portierin më të mirë që ka pasur ndonjëherë Argjentina.

Burimi: Bota Sot