Mazrekaj: Gjergj Dedaj më tha se e kishte rrahur Hashim Thaçi, në

0%

Themeluesi dhe botuesi i gazetës “Bota Sot”, Xhevdet Mazrekaj, ka publikuar një fotografi të realizuar menjëherë pas luftës në redaksinë e gazetës në Cyrih, ku shihet gjatë një takimi me Gjergj Dedajn. Mazrekaj ka treguar se gjatë atij takimi Dedaj i kishte rrëfyer me bindje se ishte ndaluar dhe rrahur gjatë luftës nga Hashim Thaçi, së bashku me persona të tjerë.

Sipas tij, duke i besuar rrëfimit të Dedajt, ia kishte mundësuar që në gazetën “Bota Sot” të shkruante dhe të fliste publikisht për atë që pretendonte se i kishte ndodhur. “Për vite me radhë ai shkroi dhe foli kundër Thaçit dhe rrethit të tij. Më vonë mori poste dhe privilegje nga po ato struktura që më parë i kishte akuzuar”, ka shkruar Mazrekaj.

Ai ka përmendur edhe dëshminë e Dedajt në Gjykatën Speciale në Hagë, ku ky i fundit kishte deklaruar se në shumicën e deklaratave të dhëna pas luftës “nuk kishte qenë normal” dhe se disa prej tyre i kishte ekzagjeruar. “Kjo fotografi për mua nuk është vetëm një kujtim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ajo tregon se sa shumë mund të ndryshojnë fjalët dhe qëndrimet e një njeriu, varësisht nga interesat, postet dhe rrethanat”, ka përfunduar Mazrekaj.

Burimi: Bota Sot