Rodri një ndeshje larg historisë, mund të hyjë në 10-shen më

0%

Mesfushori spanjoll, Rodri ka fituar tashmë Topin e Artë dhe Ligën e Kampionëve, ndërsa triumfi në finalen e Kupës së Botës do ta vendoste përkrah vetëm 10 legjendave që kanë kompletuar “trilogjinë e artë”. Rodri është vetëm 90 minuta larg një arritjeje që shumë prej emrave më të mëdhenj në historinë e futbollit nuk kanë mundur ta realizojnë.

Mesfushori i Spanjës ka fituar tashmë Topin e Artë dhe Ligën e Kampionëve, ndërsa tani i mungon vetëm Kupa e Botës për të kompletuar atë që konsiderohet si “trilogjia e artë” e futbollit. Nëse Spanja shpallet kampione e botës, Rodri do të bëhet futbollisti i 11-të në histori që fiton të tre trofetë më prestigjiozë në futbollin botëror.

Aktualisht, pjesë e këtij klubi ekskluziv janë vetëm emra legjendarë si Zinedine Zidane, Lionel Messi, Bobby Charlton, Ronaldinho, Leite Kaka, Rivaldo, Gerd Muller, Franz Beckenbauer, Paolo Rossi dhe Ousmane Dembele.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për Rodrin, finalja e Kupës së Botës nuk është vetëm një mundësi për t’i dhuruar Spanjës titullin botëror, por edhe për të hyrë përgjithmonë në historinë e futbollit, duke u renditur përkrah disa prej ikonave më të mëdha që ka njohur ndonjëherë ky sport.

Burimi: Telegrafi