Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi ka thënë se është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit nga Prokuroria Speciale lidhur me shpronësimet në Shipitullë. Ai ka thënë se kjo është “temë e përgatitur nga rivalët politikë, por ka thënë se nuk shantazhohet, duke i bërë thirrje prokurorisë që këtë çështje të qojë deri në fund.
“Temë e përgatitur moti nga rivalët e mi politikë, më kanë përfshi në shpronësimet në Shipitullë. Jam shumë i kënaqur që Prokuroria ka filluar të merret me këtë çështje dhe i bëjë thirrje ta qojë në fund këtë çështje” , ka thënë Thaçi në një deklarim për media pas intervistimit. Ai ka thënë se do ta ngrejë çështjen e banorëve të Shpitullës dhe Hadës duke thënë se ata janë harruar.
