Arsenali po shqyrton mundësinë që sulmuesi suedez Viktor Gyokeres të përfshihet në një marrëveshje për transferimin e Julian Alvarez nga Atletico Madridi. Klubi londinez e ka diskutuar këtë opsion gjatë kontakteve fillestare me Atleticon, megjithëse ende nuk është vendosur nëse Gyokeres do të nxirret në shitje.
Julian Alvarez mbetet objektivi kryesor i Arsenalit për repartin ofensiv, ndërsa Atletico raportohet se kërkon rreth 150 milionë euro për kartonin e sulmuesit argjentinas. Alvarez do t’i përshtatej skuadrës së Mikel Artetës, duke e cilësuar atë si një sulmues me cilësi të larta në shënim, krijim dhe angazhim në lojë.
