Neymari mungon edhe në ndeshjen e dytë të Botërorit

0%

Shpërndaje në: Neymari do të mungojë edhe në ndeshjen e dytë të Kupës së Botës për shkak të lëndimit në pulpë. Federata e Futbollit e Brazilit ka njoftuar të enjten mbrëma se Neymari nuk do të udhëtojë me pjesën tjetër të skuadrës në Philadelphia për ndeshjen ndaj Haitit që luhet në orën të shtunën.

“Ai do të qëndrojë në Neë Jersey për ta kompletuar fazën finale të procesit të rikuperimit”, thuhet në njoftim. 34-vjeçari ka stërvitur të martën duke bërë ushtrime fizike. Të mërkurën iu bashkua pjesës tjetër të grupit. Brazili e nisi Botërorin me barazim 1:1 ndaj Marokut në Grupin C.

Kishte dyshime për gjendjen fizike të Neymarit, ndërsa përzgjedhësi Carlo Ancelotti u kritikua për ftesën e tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha