​Ky është plani i Scalonit për ta mposhtur Anglinë

0%

Trajneri i Argjentinës Lionel Scaloni duket se ka vendosur të mos bëjë ndryshime të mëdha për gjysmëfinalen e Kupës së Botës ndaj Anglisë, duke u besuar lojtarëve që e dërguan Argjentinën deri në këtë fazë të turneut. Objektivi i “Albiceleste” është të sigurojë finalen e dytë radhazi, pasi triumfoi në edicionin e vitit 2022.

Pas fitores ndaj Zvicrës në çerekfinale, trajneri Lionel Scaloni pritet të vazhdojë me të njëjtën skemë, ndërsa në sulm do të mbështetet te dyshja Lionel Messi dhe Julian Alvarez. Messi synon të shtojë numrin e golave në këtë Botëror dhe të shkëputet në garën për “Këpucën e Artë”, ndërsa Alvarez vjen me moral të lartë pas paraqitjes vendimtare në ndeshjen e kaluar.

Në repartin defensiv pritet të rreshtohen Nahuel Molina, Cristian Romero, Lisandro Martinez dhe Nicolas Tagliafico përpara portierit Emiliano Martinez. Në mesfushë, Leandro Paredes do të mbulojë zonën para mbrojtjes, ndërsa Rodrigo De Paul, Enzo Fernandez dhe Alexis Mac Allister do të kenë detyrën të lidhin lojën dhe të furnizojnë sulmin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Formacioni i mundshëm i Argjentinës (4-1-3-2): Emiliano Martinez; Molina, Romero, Lisandro Martinez, Tagliafico; Paredes; De Paul, Enzo Fernandez, Mac Allister; Messi, Julian Alvarez. Gjysmëfinalja ndaj Anglisë konsiderohet testi më i madh për Argjentinën në rrugën drejt mbrojtjes së titullit të kampionit të botës, me Scalonin që synon të arrijë edhe një herë në finalen e madhe.

Burimi: Bota Sot