Sërish rriten çmimet e derivateve, nafta shtrenjtohet për dy cent

0%

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës, të cilat hyjnë në fuqi sot në orën . Sipas vendimit të ri, nafta (dizeli) është shtrenjtuar për 2 centë, duke arritur në 1.54 euro për litër, nga 1.52 euro/litër sa ishte të martën.

Çmimet maksimale janë: Nafta (dizeli): 1.54 euro/litër (+2 centë), Benzina: 1.40 euro/litër, Gazi: 0.60 euro/litër. Si rrjedhojë e konfliktit të nisur më 28 shkurt në Lindjen e Mesme, çmimet e naftës në Kosovë kishin arritur deri 1.91 euro – centë për litër. MINTI ka bërë të ditur se ankesat e qytetarëve mund të adresohen përmes linjave zyrtare të ministrisë.

Burimi: Telegrafi