Pedro Porro: Është ëndrra ime e realizuar, kjo fitore i përket të

0%

Mbrojtësi i Spanjës, Pedro Porro, i shpallur lojtari i ndeshjes në fitoren ndaj Francës, ka shprehur emocionet pas kualifikimit në finalen e Kupës së Botës. “Është një ëndërr e realizuar. Me të vërtetë ishte ëndrra ime më e madhe. Jam shumë i lumtur për ekipin. Nga fillimi deri në fund luajtëm një ndeshje të madhe dhe bëmë gjithçka për të kaluar më tej”, tha Porro.

Mbrojtësi i Tottenhamit theksoi se suksesi erdhi falë punës së gjithë skuadrës, jo vetëm paraqitjes së tij personale. “Kjo është një fitore e ekipit, nuk ka të bëjë vetëm me mua. Dua t’i përgëzoj të gjithë për këtë paraqitje fantastike”, u shpreh ai.

Porro tregoi gjithashtu se Spanja e kishte të qartë planin ndaj Francës, duke theksuar se kontrolli i topit dhe ndalimi i kundërsulmeve franceze ishin çelësi i suksesit. “E dinim që mbajtja e topit do të na afronte me finalen. Kundërsulmi i tyre është pika më e fortë dhe ndalimi i tij ishte shumë i rëndësishëm”, tha ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për zëvendësimin e tij gjatë ndeshjes, Porro pranoi se kishte dhënë gjithçka në fushë: “Nuk e di në cilën minutë dola, por nuk mund të jepja më shumë. Të gjithë 26 lojtarët e meritojnë këtë sukses. Tani duhet të rikuperohemi dhe të japim gjithçka në finale.” Vlen të theksohet se Spanja arriti ne finale me vetem nje gol te pranuar.

Burimi: Bota Sot