Banorë të fshatrave të Suharekës ankohen se qe 24 orë nuk kanë rrymë

0%

Hashim Jahaj, banor i fshatit Sllapuzhan të komunës së Suharekës, është ankuar për mungesë të energjisë elektrike. Sipas Jahajt janë bërë 24 orë që në fshatin e tij nuk ka rrymë. “Po qitash pa rrymë jemi qe 24 orë, tani në sezonën e dimrit 8 ditë, 1 javë, 4 ditë, 5, qyshmos” – tha Hashim Jahaj më .

Jahaj për KALLXO.com tregoi se informacionin e vetëm që ka marrë është se ka prishje në daljen e Peqanit. Sipas tij, në këtë dalje janë të lidhura 7 ose 8 fshatra. “Ne jemi ngjitur me fshatin Peqan, fshati jonë është Sllapuzhan a dalja është në fshatin Peqan. 7-8 fshatra mbesim pa rrymë” – tha Jahaj.

Ai shtoi se me probleme të tilla përballen që 5 vite, ndërsa potencoi se reduktimet bëhen edhe më të mëdha gjatë stinës së dimrit. “365 ditë i ka viti bile-bile 200 herë pa u ndalë këtu, bile në kohë të dimnit nga ni javë ditë, 10 ditë pa rrymë jemi” – tha ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

KALLXO.com ka tentuar të marrë përgjigje nga KEDS lidhur me pretendimet e banorëve të fshatrave të Suharekës, mirëpo deri në momentin e publikimit të artikullit nuk ka marrë përgjigje.

Burimi: Kallxo