E marta e madhe e Francës/

0%

Është një ditë e shënuar. Franca është në festë këtë 14 korrik, si çdo herë tjetër në këtë datë të shënuar të kalendarit, që njihet si Dita e Bastijës, dita kur praktikisht nisi Revolucioni Francez, dhe epoka e re e njerëzimit. Pikërisht sonte, pas paradës së shkëlqyer në Shamps Elize, kombëtarja franceze e futbollit do të dalë në fushë për një sfidë historike.

Në orën në Dallas përballë saj do të jetë Spanja, në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Botës. Nënkampionët e rruzullit kundër kampiones së Europës, me stofin e favoritit, edhe pse dihet se do të jetë një betejë e jashtëzakonshme. Lajmi më I mirë është që kapiteni Kilian Mbape është gati pavarësisht zëvendësimit që pati në ndeshjen ndaj Marokut në çerekfinale.

Sulmuesi do të synojë finalen e tretë radhazi dhe titullin e dytë botëror në karrierë, ndërsa është kandidat ndër kryesorët për Topin e Artë dhe Këpucën e Artë. Trajneri Didie Deshamp e drejton kombëtaren në ndeshjen e parafundit në stol. Pas Botërorit del në pension, dhe përpara betejës thotë se është I lodhur, por gati për të dhënë maksimumin edhe një herë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas Deshampit, Spanja është favorite, ndonëse parashikimet janë për të kundërtën. “Gjelat” kanë repartin ofensiv më të mirë në botë me emra si Mbape, Dembele, Olize apo Due. Nëse titullar do të jetë Due apo Barkola, kjo varet nga trajneri, ndërsa në mesfushë Çuameni ndoshta do të kthehet titullar, e Kone do të kthehet në stol.

Padyshim që do të ketë një nxitje më shumë nga fjalët me përmbajtje jo pak raciste nga ish-kryeministri spanjoll, Mariano Rahoi, që tha se rivalët e Spanjës janë ekip shumë I fortë, por pa francezë në përbërje.

Thamë që gjysmëfinalja e Botërorit luhet në një ditë të madhe, dhe pikërisht këtë 14 korrik, Turi I Francës ka një etapë të një shkalle tepër të lartë të vështirësë në Masivin Malor Qendror, dhe pritet një tjetër spektakël nga Tadej Pogaçar.

Gjithsesi, pavarësisht gjithçkaje, vëmendja e kombit do të jetë kur të nisë dueli I madh I orës në Dallas, me shpresën që Mbape të udhëheqë “gjelat” drejt finales së Kupës së Botës

Burimi: Bota Sot